top of page
Search

dua te njohe dashurine, o dashuri

Se di cfare je, mister qe spo arrije ta zbuloj!

As veten tende se kupton,

e luan me mua qe te te lexoj.

Por s`di te lexoj misteret e paqartesuar!

S`ta lexoj dot subkoshiencen ,a je dashuruar?

M’lejo te t`dua , une per vete nuk kam frike,

Dashuria me kane thene se eshte e bukur ,nga ajo mos ik!

Me beso...

Ne...e pra ne qe u skuqem thjesht duke u pare , dhe mendimet u munduam ti harronim me zorr nga zorri se mos ishte turp. Pse kaq e veshtire?! E di cfare me habit me teper ne kete bote te trazuar qe s’di me teori te shpiki mbi dashurine? Me habit me teper frika qe ka te dashuroj , te shprehi shpirtin me fjale te verteta e jo te struket pas mijera kompleksesh qe ta bejne jeten kompleks. Nuk jam si bota e as do jem ndonjehere! Shume kane frike nga dashuria , nje nder to ti e nje nder to une. Jemi ne... ne ata vetmitaret me shpirt te mbyllur , ata te vegjlit dhe te rriturit njekohesishte , ata te brishtet e egersirat,te cilter e te ashper, te nenshtruar e rebel, te dorezuar e te heshtur ne greminen e mbushur me trendafila , ne 1000 petale te shkeputura nga gjembat. Ato petale te infiltruara per te shfaqur bukurine e gjembat ti paraqesi ne fund. Jo , jo nuk eshte ashtu , ne fakt e di sa bukur eshte kur dashuron?! Kur floket e saj perzihen me eren dhe syte e tij nguliten tek ajo , tek ajo qe e trazoi ate, e lendoj ate , e puthi , e perqafoj, e dehu Në vetmi dhe ai ende pret si i droguar te marre ‘dozen’ e perditshme te mashtrimit te saj...

Por kjo atij i pelqen, i pelqen fytyra e saj qe shfaqet ne dremitje te rastesishme , sepse ajo ishte rastesi. Ndersa asaj i pelqente mendjemadhesia, aroganca aq e larte qe shuhej si cigarja dalengadale kur ndjente aromen e tij. Ja keshtu nis, si ata te dy pakuptuar, vjen me endrrat e nates dhe behet ndodhia e dites , motivi i jetes , kuptimi qe merr Jeta kur nis. Atyre iu pelqen te luajne me ndjenjat e njeri-tjetrit, te tentojne te rrezikojne me xhelozine qe pret si nje zjarr prekjen e fundit e te djegi ndjenjat e atyre te dyve . Ne ato çaste kur ajo per ate eshte poezi qe ai e lexon, e lexon dhe se kupton qellimin e saj, ndersa ai per ate eshte alkool e deh dhe i zhvesh te gjitha sekretet me mbremjen. Ja pra c’eshte dashuria dy bote qe njihen deri ne perjetesi ose qe ndahen si dy te huaj...

Njeri xhelozine e perdore si preteks e tjetra e zbulon me nje veprim diabolik, aq djallezore me veshtrime si nje engjell e dehu , dhe ai me pretekste me te u dashurua. Kush eshte molla e ndaluar te pema, qe te shkoj e ta kafshoj? Por dashuria e ndaluar nga Jeta qe te shkoj ta dashuroj?!

E keshtu kryqezohen dy bote nga ane te kunderta e behen nje! Nje shpirt , nje dhimbje, nje buzeqeshje, nje trishtim , e njejta enderr , te njejtat lote...

Dhe ata te dy ne te njejtin vend qendrojne ulur, duke u pare ne sy dhe duke perseritur veten cdo dite qe pasonte njera pas tjetres. Duke veshtruar qiellin , duke folur me yjet dhe me henen misterioze dhe pak romantike per keto 16-vjecare qe Kane hapur kapitullin e ri ‚ `pertej endrrave te nje adoleshenti`.

E misteret e dites mi zbulon naten,

erresiren ma turr mendimet t’me lexoj.

Sekretet mi more me vete mbreme me vapen,

E diten bene sikur s’me njeh , Por une te kujtoj!

@shkrimetemia

@bora.minga

ree

 
 
 

Recent Posts

See All
Kur vjen vjeshta.

Kur vjen vjeshta ne Tirane, zhvishen pemet, por jo zemrat. Netet e nxehta iken, se di me ku jane, ne ja u kemi harruar fytyrat edhe...

 
 
 
Faje

Ka faje qe falen, por ka dhe qe jo, keto te mijat jane te pafalshme, e di. S’eshte e thene te te pyes sa me do, me the dhe ikem ne...

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page