top of page
Search

dy fjale te autorit

Dy fjale te autorit!

Një shkrimtar është rrëfyesi më I mirë I dhimbjes, trishtimit, buzëqeshjeve dhe gëzimeve të cilat kaplojnë herë herë ose reshturazi njeriun i cili në rrugët te cilat e dërgon jeta është thjesht një aktor i cili ka aftësi të mbijetoj e të luftoj gjatë gjithë kohës për të jetuar. Njeriu është i aftë të përballet me natyrën dhe është I përshtatur për të jetuar në cdo vend me cdo mënyrë! Një shkrimtar e hedh te gjithë shpirtin mbi vargje poezie të cilat dashurohen me njera-tjetrën fshehurazi e përshtaten në rreshta te ndara! Poezia është intrigante, Po Po është intrigante dhe mbi të gjitha ironike teper ironike! Po , poezia është ironike për faktin se të zhvesh me dashuri, të shkund në lot me rreshta fjalësh të shkruara aq bukur . Nuk thonë kot se “nuk është vetëm poezi , kur të dridhet zemra për një dashuri” por është emocioni është ndjenja qe të pushton e të zhyt në atë det të thell fjalësh ku ti mbytesh pakuptuar. Por poezia është dhe një lëmsh fjalësh I bukur ndonjëherë frymëzuese e gjithmonë tërheqëse. Ndjenja me e cmuar , ajo bizarja e coroditur, e flakta e pastra e nxehta dhe e sinqerta. Vargje të gjata për abstraksion apo për nje shigjete që depërton në trup e më pas të krijon varësi? Eeeh në ç’labirinthe më ka ngatërruar keq kjo poeziaaa. Është si hëna skthuthe që fshihet nën re, dhe kur vë boten në gjumë largohet e kushedi nga shkon por është dhe pasion, pasioni me të cilin e shkruaj dhe e lexoj. ‘E një ditë kur të mos jem diku në libra kërkom në ndonjë shkronjë do më gjesh duke buzëqeshur në atë ç’ka kam shkruar për ty...’

ree

 
 
 

Recent Posts

See All
Kur vjen vjeshta.

Kur vjen vjeshta ne Tirane, zhvishen pemet, por jo zemrat. Netet e nxehta iken, se di me ku jane, ne ja u kemi harruar fytyrat edhe...

 
 
 
Faje

Ka faje qe falen, por ka dhe qe jo, keto te mijat jane te pafalshme, e di. S’eshte e thene te te pyes sa me do, me the dhe ikem ne...

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page