Kur te rritem
- BoraMinga

- Jan 25, 2020
- 1 min read
Une u rrita, une u rrita,
po shkruaj per ty, nuk po belbezoj.
Une se dija, ndoshta ti dije cfare nuk dita,
e dije se nje dite kaq shume une do ndryshoj?
Po ti a e dije se nje dite une do te jepja,
ato cfare ne shpirt shtoja cdo dite?
A mundte valle te imagjinonte si do ecja,
ajo qe ne krahe me mbante perdite?
Po vitet ikin, e kalojne aq shpejt si sekonda,
e une si cdo femije ne bote rritem.
Ndoshta mund te jem dhe me e madhja nder te vogla,
por asnjehere si e rritur nuk do bindem.
Une do te belbezoj njesoj si Nje femije,
e do te them te verteten njesoj.
Do te kem mijera deshira perseri,
asnjehere sdo denjoj te ndryshoj.
E ne krahe do te mbeshtetem perseri,
tek ai sup e ato duar Ku u rrita.
E do te luaj me veten gjithnji,
Une dhe nje fotografi, si dita kur linda.
Ditelindjen do ta pres si dikur,
me aq emocion , me aq gezim dhe cmenduri.
Sdo te marr dhurata Por do i jap dikujt,
dashuri pakushte si cdo femije.
Buzeqeshjen veshur do te mbaj perhere,
si dikur kur buzeqeshja plot miresi.
Paqe heronjsh do te gdhend ne jete per veten e te tjere,
nuk do kete lufte, por vec perqafime nga syte e ciltra qe rrezatojne ciltersi.
Dhe si femije do e perjetoj dhe dashurine,
do te kenaqem e do luaj me te.
Do mendoj si e rritur me shpirt femije te percjell drejtesine,
e te di te dua vertet sic femijet dine ta bejne kete.




Comments