top of page
Search

Nenes

Une mendoja se nuk kishe nga ta dije, ma,

por nena e kupton ate qe nuk e thote femija.

E asnje dashuri ne bote kete ndjenje nuk e ka,

se c’ka nje lidhje tjeter kjo dashuria.


Dashuria e nenes thone eshte paqe,

por paqja s’eshte aq e qete sa ty.

S’ka në bote per asnje femije dhimbje me te madhe,

kur lotet ia sheh asaj ne sy!


E vishe nje buzeqeshje sot , për mua ma,

se ti e di une se dua veten kur ti nuk buzeqesh.

Mes gjithe veshtiresive dhe rrugeve te egra, sakrifikove per te sjelle ne jete nje jete.


Ti je dita jetes time, casti , koha ,momenti ,

vete jeta.

Une jam fryme nga fryma jote,

une jam nga ty paqyrimi pa genjeshtra,

nje lule miresie, qe mbiu në farat qe ti ne jete mbolle.


Qindra mijera proverba per ty ne bote,

po me mire per ty mund te defreje vec femija.

Ti shkele gjembat qe në trendafil me dolen,

e une te ecja neper petale por une kete nuk e dija.


Ma,

e vetmja force qe me mbeshtetu dhe i vetmi besim qe me ngriti serish..

Ishte dashuria e nenes,

eshte shpirt nga shpirti saj , ky shpirti im.


Se Jam...

Drita saj dhe bekimi,

une kurre s’bera dot drite per te dhe pse i fort qe ndricimi.


Por dua ta dish se askush nuk të zevendeson,

tek une, je dashuria me e madhe.

Nuk jane vec fraza as zhargon,

Je historia e njerezimit, jeta nga ty fillon.

Sepse, vrrullin e te dhuruarit ngrohtesi , ti kurre nuk e ndale.


E poetet nga ty linden,

piktoret nga ty u perkushtuan në detaje.

Se “ Zemra nenes eshte nje humnere e thelle, ne fund te se ciles gjithmone do te gjesh falje”.



 
 
 

Recent Posts

See All
Kur vjen vjeshta.

Kur vjen vjeshta ne Tirane, zhvishen pemet, por jo zemrat. Netet e nxehta iken, se di me ku jane, ne ja u kemi harruar fytyrat edhe...

 
 
 
Faje

Ka faje qe falen, por ka dhe qe jo, keto te mijat jane te pafalshme, e di. S’eshte e thene te te pyes sa me do, me the dhe ikem ne...

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page