Nuk di
- BoraMinga

- Oct 3, 2019
- 1 min read
Nuk di te flas,
ndaj dhe nuk druhem të shkruaj.
Të hedh në flete kete shpirtin tim,
qe brenda meje ndjehet , i huaj.
E engjejt e mi le te vallezojne,
valsin e lumturise me demonet e jetes.
Nese s’behesh dot i keqi i te tjereve,
S’behesh dot i miri i vetes.
Por dhe nese jam, jam e keqe e vetes,
dhe ne qellim i kam disa parime:
•Le t’mi shkelin kolonite e zemres,
•Le te mbizoteroje e mira qe lash mbi cdo rrugice , mbuluar ne deshtime.




Comments