Per ty, sfidues i frikes
- BoraMinga

- Sep 23, 2019
- 1 min read
Qajne qielli e detet,
Qan toka e qan hena,
Planetet dhe yjet...
Qan gjithesia per ty!
Qan e sotmja
dhe e djeshmja ,
qan deshmia ,
dhe kureshtja.
Mbushen liqenet!
Del nga shtrati : Vjosa , Erzeni , Drini , Buna.
Per ty ,
kur zbehesh ti, vdes ne jete amplituda.
Ti , i vegove henes shikim,
kur bota te krijoj ty e ndali ne cast rrotullimin.
E thone te vjeter e filozof,
por poetet dot se perkufizuan.
Forcen qe ka dashuria,
shpirtra per te lenduar.
Po vjen fundi botes,
e ti vazhdon dhe vret...
I zgjove meteoret nga gjumi,
ti vazhdon dhe fle.
I dyzove stuhit per muri,
ti nuk lutesh as beson,
ti se di cdo te thot fundi.
Ti thua fundi eshte fillimi i ri,
e ktu ndryshojme une dhe ti!
Ti dhe lekundja jeni larg.
Ti sje si ne ,
as si ky qytet apokaliptik!
Kam nevoje per pak muzike...
Ne qe erdhem ne jete nga dashuria,
dhe dashurine e shkelmojme dhe e vrasim.
Pse ti dehesh ne mendime
hipokrite?
Ne jete ,
te miren dhe te keqen e hasim.
Vrasim,
mekatojme,
O mekatare!
Jemi drita e te ardhmes ,
e dashurine e harruam e lame , te endej neper shtigje vetmie ,
e lame , ne balte!
Menjanome mua dhe dashurine,
menjanoji krejtesisht ndjenjat,
mundesisht duaj pafundesine.
Ti s’me kupton,
e asnjehere nuk me kuptove,
kur shkatrove , gjithcka qe vete ndertove!
Harrove , kush qe loja.
Me grushtin tend me godet ,
me fjalet e tua
te gjithe keshtjellat e shpirtit , mi kthen ne rrenoja !
E drita e qiririt me friken time nga ti ,
shuhet ngadale.
Mes pluhurit te sirtareve ,
ne dhomen e vjeter.
Dhe mureve qe mbajne kujtimin tend ,
e aty s’mbeti me vend per fjale!
Thjesht kujtimet qe grisen nga deshperimi ,
ne leter....
Jo tani, lerme ta shoh!




Comments