
Sdo qaj se mbaroj, do qesh se ndodhi.
- BoraMinga

- Apr 20, 2020
- 1 min read
Sdo te qaj se mbaroj, sdo te qaj,
Por do te qesh se ndodhi.
Sdo kete ndeshkime dhe nese kishim faj,
sdo te qash, por do qeshesh dhe ti, ne kete histori qe plot ngjarje solli.
Ne dy tre vargje te poetit tend te preferuar,
me ironi do te krijoj nje tregim.
Qe të Mos qash se te ironizova, se te kam lenduar,
por te qeshesh se mbajta mend, c’doje dhe nuk doje ti, shpirti im.
Ne kengen tende qe e degjon shume here pa reshtur,
une do te marr kitaren e notat e saj do kerkoj.
Ti sdo te qash se do te te kendoj e Nuk kam heshtur,
por do te qeshesh se kengen tende Po kendoj.
Dhe gjithe genjeshtrat qe Ti mua me mesove,
do ti zhvesh ashtu sic rri zhveshur e verteta.
E ti sdo te qash se ti , bashke me genjeshtrat, u zbulove,
Por do te qeshesh se do te njohesh mijera vertetesi nga une, neper te tuat vepra.


Comments