shkenca e asaj dhe atij
- BoraMinga

- Sep 8, 2019
- 1 min read
Matematike ishte gjithe jeta e saj,
padashur ajo ra ne kurthin e tij.
X-et i ngaterroi me y-et, por s’mbante mbi supe asnje faj,
C’faj kishte ajo qe‘lulja e keputun mo nuk mbin’?
E deshira ishte te studionte letersine bashke me gjuhen,
te dinte si ti fliste qarte tij.
Po iu ngaterrua me fiziken,
I duhej pak shkence per te emblen poezi.
Ligji i natyres e ka krijuar, terheqjet ai-ajo te ndodhin,
por mjekesia vjen e luan rolin e saj.
E beri ate te studionte,
cfare i ndodhte zemres nese pres e cdo kujtim e le te rend ne faj?
Ne Kimi ai ishte ‘El Professore’ ,
po reaksionin e dashurise po e ndertonte vetem , në laborator.
Ajo ishte ‘katalizatori’ ,
ia pershpejtonte, ia ngadalesonte , ose ndryshonte rrjedhen e reaksionit te tij , me shikimet qe perdor.
E dashuria e tyre u nderthur ashtu e paster si kristale ‘metamfetamine’ ,
pa plane e pa ‘7hile e 1dashuri’.
Ajo gjeti zgjidhjen e ekuacionit te tyre ,
nese jeta ishte matematike,
ndersa reaksionin e ndjenjave, ai.




Comments