top of page
Search

Ti me ndryshove

Ti me ndryshove, dhe dije t’me ndryshoje,

jo sepse njeriu ndryshon kur dashuron.

Por, qetesia zbut dhe gurin ndaj ti duroje,

koha dalengadale mendove se me ndryshon.


Kupid, zemren ma gjuajte me mijera shigjeta,

shigjetar ne horoskop qe godet dhe ne dashuri.

Me zgjodhe mua mes mijera zemrash, perse me gjete, pse te gjeta?

Mesuam te duhemi, dashuri Bardh e Zi.


Ti me ndryshove, dhe pse se pranoja,

ti gjete bote tjeter brenda botes time.

Ti me ndryshove, dhe pse cdo here e mohoja,

gjete shpirt tjeter tek une, e te tjera t’mija mendime.


Une s’qenkam une por thjesht nje pjese e imja,

e nje pjese tjeter timen e zbulove ti.

Tani nje pjese e imja eshte e jotja, dhe pse veten dot se bindja,

se njeriun e ndryshon njeriu, e jo nje dashuri.



 
 
 

Recent Posts

See All
Kur vjen vjeshta.

Kur vjen vjeshta ne Tirane, zhvishen pemet, por jo zemrat. Netet e nxehta iken, se di me ku jane, ne ja u kemi harruar fytyrat edhe...

 
 
 
Faje

Ka faje qe falen, por ka dhe qe jo, keto te mijat jane te pafalshme, e di. S’eshte e thene te te pyes sa me do, me the dhe ikem ne...

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page