
Mendja dhe Zemra
- BoraMinga

- Apr 20, 2020
- 1 min read
Updated: May 24, 2020
Pyet mendja zemren:
‘Pse endesh ashu shtigjeve e humbur?’
E zemra e ngrysur dhe rebele thote: ‘Me tremben’,
ato qe I bera, e kurre s’me bene te lumtur!
Të t’pyes njehere une ty mendje:
Pse je aq e prere ne fjale?
Se dhe une si ty, me endje,
e humba dikur, ate per cfare njeriu boten ndal.
Jam ndalur me mijera here, pasi jam vrare,
te pyes shume , skam ke pyes.
Me mire po ftohem, s’po nxjerre asnje fjale si e marre,
per ty, qe mu ktheve në zemer si thyes.
E copezat e tua kush do ti mblidhte zemer,
kur ti skishe force per nje fillim te ri?
Dhe une ndryshova dhe i dhash dhe vetes nje emer,
qe ta mbaja me vete, te njejte gjithnji.
Do te kalojme perseri keto rruge te jetes.
Ti do venitesh, do te te duhet vetem shprese.
Por une sdi te te lejoj te lendosh pjese te vetes,
do te te terheq kur te vegoj shikimin, nje rruge-shtese.
Aty do heshtim, te dyja bashke do mendohemi,
kush nga ne e humbi qe mbetem keshtu?
Te pafuqishme te ngrihemi, do mundohemi,
e pafuqi do mbajme njera-tjetren ketu.


Comments